Valdir Segato, yll i rrjeteve sociale me një masë muskulore mbresëlënëse, ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeç.

I njohur si Hulk-u brazilian dhe i ndjekur në Tik Tok nga 2 milionë ndjekës, e kishte rritur masën muskulore duke injektuar një substancë sintetike.

Fiziku i Valdir i është nënshtruar një stresi të vazhdueshëm që vinte nga marrja e një produkti të përbërë nga vaj, lidokainë dhe alkool benzil, Synthol.

Pavarësisht paralajmërimeve të mjekëve, Segato ka  vazhduar të marrë doza të mëdha të asaj përzierjeje. Para vdekjes është përballur me pasoja të tjera serioze: infeksione, fiborzë muskulore, probleme cerebrale dhe muskulore.

Një fqinj i tij ka thënë për Globo News momentet e fundit të jetës: Ishte rreth ora gjashtë e mëngjesit dhe ka trokitur në dritaren e nënës sime.

“Ka trokitur disa herë derisa ajo është zgjuar dhe i ka thënë: më ndihmo, më ndihmo se po vdes”. Për asgjë nuk ka shërbyer ndihma që i është dhënë, me Segato-n që ka ndërruar jetë pak momente më vonë.