Cristiano Ronaldo vazhdon të diskutohet. Me rastin e ndeshjes kundër Liverpool-it dhe teksa ishte i angazhuar në nxemje, ai u afrua për të përshëndetur Gary Neville dhe Roy Kane.
Këta ndodheshin si komentatorë në fushë për “Sky Sports”, duke injoruar plotësisht Jamie Carragher. Ish-mbrojtësi dhe kolumnisti aktual e kishte kritikuar portugezin duke thënë se asnjë klub nuk dëshiron ta blejë atë.
Një javë më vonë, skena (dhe polemikat) u përsëritën. Ronaldo u afrua për të përshëndetur Rio Ferdinand (me të cilin krijoi një skenë të bukur, duke lagur këpucët e tij prej kamoshi me ujë), Paul Scholes dhe Peter Crouch, por e injoroi plotësisht reportere Lynsey Hipgrave.
Në rrjetet sociale, portugezi u kritikua shumë për këtë zgjedhje. “Pse e bëri? Ndoshta ka folur keq edhe ajo për të?”, – pyesin përdoruesit e rrjeteve sociale.
🗣 "I don't think he's going to hang around and not play"@rioferdy5 and Paul Scholes discuss whether Cristiano Ronaldo will still be a Manchester United player by the end of the summer transfer window 🤔 pic.twitter.com/Va0kmkqO4i
— Football on BT Sport (@btsportfootball) August 27, 2022