Larva mizash, milingonash, krimbash të miellit, dhe dymijë specie të tjera insektesh, në vend të mishit të sojës.

Një ekip docentësh i Universitetit të Kardifit dhe Uwe të Bristolit po kompleton një studim mbi burime të reja proteinash, për të zëvendësuar ato të kafshëve dhe bimoret, në mensat e shkollave fillore të Mbretërisë së Bashkuar.

Objektivi është që të gjendet një dietë e re që të jetë më e përballueshme dhe më ekologjike. Mes propozimeve, ushqime me bazë insektesh dhe Vexo, një lloj lëngu që kombinon insekte dhe proteina bimore.

Këto ushqime mund të bëhen pjesë e shkollave angleze në një të ardhme jo dhe aq të largët.

“Duam që fëmijët të mendojnë për proteinat alternative si gjëra të vërteta”, ka thënë doktori Christopher Bear i Universitetit të Kardifit.

“Insektet e ngrënshëm, tashmë janë pjesë e dietës së rreth 2 miliardë personave në të gjithë botën dhe i përkasin një tradite të gatimi që zgjat prej shumë kohësh”.