Në Australi, kudo ka rrjeta merimange, në pemë, në të mbjella, në sinjalistikat rrugore etj. Kjo si pasojë e motit të keq që goditi shtetin e Victoria.

Ekspertët deklarojnë se këto rrjeta masive merimange janë krijuar si taktikë mbijetese e këtij insekti, e njohur me emrin “ballooning”. Përmes tyre, merimangat krijojnë kushte për mbijetesë, duke gjetur një terren më të mirë.

Praktikisht, është e mundur që miliona merimanga kanë krijuar këto rrjera në pemë për tu ngritur sa më shpejt nga toka. Rrjeta ngjitet pas bimëve dhe kështu atom und të largohen.

Më evident ky efekt i rrjetave të merimangave është në qytetin e Gippsland. Videoja e bërë publike në rrjetet sociale nga këshilltari i bashkisë së këtij qyteti, Carolyn Crossley konfirmon këtë gjë.