Sipas raportit të bankës ‘Goldman Sachs’, Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune me kohë të plotë.

Sipas këtij raporti, Inteligjenca Artificiale do të mund të zëvendësojë ¼ e punëve në SHBA dhe në Europë. Inteligjenca Artificiale shihet si një mundësi për të nxitur produktivitetin në të gjithë ekonominë.

Raporti evidenton se ndikimi i kësaj teknologjie do të jetë i ndryshëm në sektorë të ndryshëm. Për shembull, në ndërtim Inteligjenca Artificiale do të ndikojë 6%, në mirëmbajtje 4%, në profesionet në administratë 46% etj.

Ana negative e Inteligjencës Artificiale është se mund të ndikojë në uljen e pagave në sektorë të ndryshëm për shkak se nuk do të kenë vështirësi pune.