Inter është larguar nga Olimpico i Roma-s me vetëm 1 pikë.

Barazimi 2-2 kundër verdhekuqve të Paulo Fonseca-s nuk ndihmon skuadrën e Antonio Conte-s, që ka humbur dy pikë ndaj Milan-it kryesues.

Nuk ka qenë aspak i kënaqur pas ndeshjes Milan Skriniar. Mbrojtësi ka shënuar golin e barazimit 1-1, por ka humbur Mancini-n në rastin e golit që ka fiksuar shifrat në 2-2.

“Në rastin e golit të dytë, Mancini më ka goditur me bërryl, por arbitri ka zgjedhur të mos vërshëllejë”.

“Nuk mund të bëjmë asgjë, keqardhja e vetme është që nuk i kemi shfrytëzuar më mirë rastet”, ka thënë Skriniar për DAZN.