Tifozët do të jenë mungesa e madhe e super ndeshjes që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Meazza.

Siç ka bërë të ditur La Gazzetta dello Sport, Derbi i Italisë do të jetë një event planetar.

650 milionë spektatorë do ta ndjekin ndeshjen në 208 vende nga të gjithë kontinentet, nga Afrika në Amerikë, nga Asia në Oqeani.

Sytë e gjithë botës do të jenë nga San Siro mbrëmjen e sotme. Do të jetë përballja e parë mes këtyre dy ekipeve pa tifozë në stadium.