Konfirmohet lajmi për rihapjen e marrëveshjes për të transferuar Francesco Acerbi te Inter. Largimi i ucien Agoumé e ka zhbllokuar situatën dhe tashmë gjithçka duket të jetë drejt akordit final. Edhe i riu tjeter Salcedo eshte transferuar ne huazim te Bari.

Andrea Pastorello, vëllai i Federicos agjentit, i cili aktualisht është i angazhuar në Angli në frontin Arthur-Liverpool, kujdeset për këtë. Marrëveshja me Lazion dhe me lojtarin ishte arritur prej disa kohësh, mbetet vetëm të kryhen formalitetet e ekzaminimeve mjekësore pasdite.

Mbrojtësi shkon në Inter në formë huazimi me të drejtë blerje. Por, sipas lajmeve nga Franca, Paris Saint-Germain është gati të rinis sulmin final per Milan Skriniar. Sipas kolegëve francezë të RMC Sport, klubi i Nasser Al-Khelaifi do të prezantojë një ofertë afër 70 milionë euro, me bonuse,

Por zikalterit tashmë e kanë përsëritur synimin e tyre që të mos duan të privojnë veten nga qendrori sllovak. Megjithatë, duhet thene fjala e fundit. Marotta ndodhet ne seline zikalter per te mbyllur operacionet e fundit.

Ndekrohe, Jordi Alba, qe dje ishte ofruar nga Barcleona te Inter, ka refuzuar destinacionin edhe me 60% te rroges se paguar nga katalanasit. Agjenti i spanjollit dhe  vete lojtari jane te zhgenjyer me Barcelona-n per kete veprim te bere dhe besojne se lojtari mund te gjeje vend dhe te fitoje hapesira kete sezon, ndaj kane vendosur te qendrojne edhe me gjithe presionin katalanas.