Pavarësisht problemeve të shumya të lidhura me Coronavirus “the show must go on”. Kështu, Inter-Milan do të zhvillohet gjithsesi. Mbrëmjen e sotme do të luhet derbi i Milanos me ose pa publik.

Sepse t’i përkufizosh si publik 1000 persona duket fyese për atë që ndër vite ka qenë një nga seknat më të bukura të botës për sa u takon tifozëve.

Dhe nga vlerësimet e bëra duke bërë krahasime me vitet e kaluar, duket se kjo mungesë do të ndihet jo vetëm për sa u takon skenografive, por edhe të ardhurave.

E përditshmja italiane Tuttosport ka analizuar të ardhurat e arkëtuara nga Inter në përballjet e fundit derbi, duke theksuar se humbjet mund të jenë deri në 5 milionë euro.

Në sezonin 2018-19, nga derbi Milan-Inter kanë ardhur plot 5.8 milionë euro. Tani që dy skuadrat po kalonin një lloj rilindjeje, të ardhurat do të kishin qenë po aq të larta.

Një humbje e madhe për të dy klubet.