Një humbje e hidhur për Inter Miami, por në këtë rast ka folur gjykata dhe jo fusha.

Skuadra e David Beckham ka parë t’i hidhet poshtë kërkesa për të përdorur emrin e klubit të Suning. Beteja ligjore ka nisur në 2019-ën pasi pesë vite më parë Inter e kishte regjistruar emrin e skuadrës në zyrën e patentave të Shteteve të Bashkuara.

Tani do t ë shkohet në shkallën e fundit të gjykimit edhe pse duket se tashmë Inter Miami do të jetë e detyruar të ndryshojë emër.

Një ndryshim që do t’i kushtojë miliona dollarë Beckham dhe ortakëve të tij një muaj para fillimit të kampionatit.