Zikaltrit i dhanë fund hegjemonisë së Juventusit duke u shpallur kampionë të Italisë për herë të parë pas 11 vitesh.

Dhe pas suksesit të arritur, natyrisht nevojiten përforcime për ta mbajtur nivelin e lartë.

I pyetur se kë duhet ta transferojë Interi për të vërë një hap përpara në Evropë, Moratti ka dhënë një emër.

“Mendoj se Kante i ka të gjitha cilësitë për t’i dhënë më tepër forcë Interit. E transferuam Wesley Sneijderin edhe pse kishim një skuadër solide, por u bëmë të jashtëzakonshëm me të”.

“E njëjta vlen edhe për Kanten, mirëpo po e them si tifoz, transferimi i tij është i vështirë”, ka theksuar ish-presidenti i Interit për Sky Sport Italia.