SPEKTAKEL DHE GJASHTE GOLA (3-3) Ne Camp Nou sonte kemi ndjekur nje nga ndeshjet me te bukura te kesaj Champions League ku Interi duket me prane kualifikimit ne fazen tjeter dhe Barcelona me prane eliminimit. Dhe nese Asllani do te kishte shenuar ne minutat e fundit te shteses Barcelona do te ishte mundur qe sonte…

VIDEO E GOLAVE TE SOTME

Ndeshje spektakolare deri tani ne Camp Nou mes Barcelona-s dhe Interit ne nje atmosfere tendezur dhe ne nje stadium te mbushur plot ku sa here prek topin Interi ka nje rrebesh vershellimash dhe britma kur e fiton Barcelona dhe sulmon…

Pjesa e pare – Rastin me flagrant te ndeshjes e kane pasur djemte e Inzaghit ne minuten e 17-te me Edin Dzeko, qe brenda zones se rreptesise ka goditur i sigurte per gol por Ter Stegen eshte shpetuar nga tranversa me topin qe ka mbetur aty pa kaluar vijen e mesit te portes.

Dritherima te medha per katalanasit, qe po shtyjne perpara ne kerkim te golit por deri tani nuk ka pasur rreziqe te shumta ne porten e Onana dhe shume pasiguri te djemte e Xavi Hernandez.

Rreth minutes se 25 eshte ndezur Dembele qe ka provuar me goditje nga jashte zone dhe Onana eshte  pergjigjur direkt duke e devijuar ne kendore. Katalanasit shtyjne perpara por Interi pret momentin te godase.

VIDEO E RASTIT DZEKO

Megjithate, rreth fundit te pjeses se pare, Barcelona ka gjetur golin e avantazhit te merituar per ndeshjen qe po zhvillon dhe pas shume goditjesh kendi te marra si pasoje e trysnise. Nje dalje e bukur ne krah dhe asist nga Raphinha per Dembele qe brenda zone gjen devijimin vendimtar per 1-0.

VIDEO E GOLIT DEMBELE

Pjesa e dyte ka nisur me golin e Interit. Nje aksion super i bukur por sidomos nje fjetje ne zone per Barcelona-n me Pique qe harron Barella pas tij dhe kujton se do te shkoje te portieri. Mesfushori i Interit stopon dhe godet duke mposhtur Ter Stegen.

VIDEO GOLI I BARELLA

Ka qene serish Interi qe me pas i eshte afruar serish golit me nje kundersulm te shpejte teksa ne zone ka goditur ne trupin e Ter Stegen. Por, skuadra zikalter pasi ka provuar ti afrohet golit serish me Dzeko dhe Calhanoglu, e ka gjetur edhe te dytin.

Lautaro Martinez lirohet brenda zone bukur dhe pasi godet, topi bie ne njeren shtylle dhe me pas ne tjetren duke u prere ne rrjete per avantazhin. Permbysje e cmendur e Interit ne Camp Nou, stadiumi totalisht ne heshtje…

VIDEO E GOLIT LAUTARO

Barcelona ka shtyre ne kerkim te barazimit dhe pas shume tentativash dhe pasi Dembele eshte treguar egoist disa here, Lewandowski ka perfituar nga nje gabim i De Vrij ne largim topi dhe ka goditur, me Onana qe u kap i befasuar totalisht.

VIDEO E GOLIT LEWANDOWSKI

Megjithate, Interi gjen forcen me Lautaro Martinez monumental qe ka bere nje ndeshje te jashtezakonshme. Ai fiton top dhe nis me pas kundersulmin teksa eshte Gosens ai qe mbyll aksionin dhe golin e 2-3.

Por, Barcelona nuk dorezohet dhe e shtyre nga publiku gjen edhe golin e 3-3 ne shtese me ane te Robert Lewandowskit qe me koke nuk fal brenda zones. Ka raste ende sepse ndeshja duket pambarim ne gjashte minutat shtese, kur Asllani ne nje kundersulm te cmendur dhe pasi Lautaro serish i jep nje supertop, i vetem perballe Ter Stegen nuk ia kthen argjentinasit pse Mkitaryan bosh por e godet dhe portieri ia pret. Rast i cmendur!

Ne fund, Gosens i afrohet edhe golit te 3-4 por mund te mbyllet me kaq. Sakaq, Bayern fitoi 2-4 ne Ceki dhe u kualifikua ne fazen tjeter te eliminimit direkt pasi tashme ka plot 12 pike ne kete grup.

Standings provided by Sofascore