Ish-trajneri i kuqezinjve, Arrigo Sacchi, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport, ka dashur të analizojë me detaje të gjithë dinamikën e derbit të luajtur dje, të fituar nga skuadra e Piolit 3 me 2. Lavdërim i madh për kuqezinjtë, të aftë për të reaguar pas golit të pësuar dhe për të imponuar lojën e tyre ndaj kundërshtarëve, duke rritur ritmin dhe intensitetin minutë pas minute.
“Më shumë gjëra ndodhën në këto 95 minuta sesa në pjesën tjetër të ditës. Le të themi menjëherë se mund të ishte një triumf për Milanin dhe përkundrazi të kthehej në një fitore të thjeshtë. Triumfi është kur e rrëzon kundërshtarin dhe nuk e lejon të ngrihet sërish: këtu, përkundrazi, Interi është afër barazimit në më shumë se një rast”.
DALLIMET MES INTERIT DHE MILANIT: “Ishte një skuadër italiane, Interi, i cili bazohej kryesisht tek individët dhe mbrojtja, dhe më pas ishte një ekip, Milani, i cili luajti një ndeshje evropiane, ku të gjithë u sakrifikuan dhe morën pjesë të dyja fazat, mbrojtëse dhe sulmuese. Megjithatë, ishte një lojë e çuditshme: gjithçka mund të ndodhte dhe e kundërta e gjithçkaje”.
REAGIMI PAS AVANTAZHIT TË INTERIT: “Ata ishin të mirë në rikuperimin e topave dhe në rritjen e ritmit. Gola të bukur nga Leao dhe Giroud. Të gjithë ata vinin nga veprime të shpejta. Përballë shpejtësisë së kuqezinjve, Interi dukej se ishte në telashe”.
PËR NDRYSHIMET: “Ata të Inzaghit ishin me vendimtare, dhe unë mendoj për Dzekon dhe Dimarco, kane ndikuar shume. Largimi i De Ketelaere për Brahim Diaz ishte një rrezik per Milanin sepse ne ate moment nuk beri me asgje”.
PËR INDIVIDËT: “De Ketelaere është i mirë, ka kohët e lojës, di të zhbllokojë veten dhe di të sulmojë hapësirat. Përveç Leaos dhe Giroud, më pëlqyen edhe dy mesfushorët: Tonali dhe Bennacer bënë që skuadra të funksiononte mirë”.