Interi mundi Milanin 3-0 dhe bëri të vetin derbin numër 174, duke u distancuar me 4 pikë nga kushërinjtë kuqezinj në renditje. Ish-arbitri i Serie A, Piero, megjithatë, gjatë emisionit “La Giostra del Gol” në “Rai Italia” kishte hipotetizuar humbjen e ekipit të Antonio Conte, duke shpjeguar gjithashtu arsyen:

“Me shumë mundësi, Interi bëri një gabim, përdori mundësi shtesë për zëvendësimet. Me shumë gjasa Interi ka bërë një gabim, ata përdorën një ndalesë shtesë për zëvendësimet. Nëse nuk gaboj. Në minutën e 78-të hyri Darmian së bashku me Galiardinin. Ndalesa e parë. Në të 79-tën u aktivizua Sançez, ndalesa e dytë. Ndalesa e tretë ishte aktivizimi i Jangut dhe në ndalesën e katërt u fut Vidal. Kjo gjë nuk lejohet. Kështu që Interi mund ta humbë ndeshjen në tavolinë”.

Duke e kuptuar gafën që kishte bërë, ish-arbitri nga Genoa korrigjoi veten, si në transmetim, ashtu edhe në mediat sociale: “Këtë pasdite, gjatë transmetimit të ‘La Giostra del Gol’, lexova një raport ndeshjeje, që tregonte minutat e zëvendësimeve të Interit. Raporti i ndeshjes ishte i gabuar dhe unë e specifikova atë disa minuta më vonë, gjatë të njëjtit transmetim. Kërkoj falje për gabimin”.