“Unë jam djali i nënës sime”. Mes suksesit të edicionit më të fundit të lojërave ‘Invictus’, polemikës për kontratën me Netflix, akuzave për lëvizjen në SHBA dhe prerjes relativisht të pastër që iu dha marrëdhënieve të tij me familjen ‘Windsor’, Princi Harry tha se udhëhiqet gjithmonë nga një mendim: nëna Diana.

Ashtu si në ‘Nbc’, princi ka specifikuar edhe për revistën amerikane ‘People’ se kujtimi i Dianës, përkushtimi i saj humanitar dhe ndjeshmëria që ‘princesha e popullit’ mundi të kishte për të gjithë shënoi rrjedhën e jetës së tij: “Personalisht e shoh si homazh (nderim) ndaj nënës sime çdo gjë që bëj. Shpresoj dhe e di se ajo do të jetë krenare”.

Harry ishte vetëm 12 vjeç kur nëna e tij vdiq në një aksident automobilistik në Paris me Dodi Fayed. Ai ishte fëmijë, por imazhi i Dianës, ngrohtësia, simpatia e saj nuk janë zbehur me kalimin e kohës:

“Në 12 vitet e shkurtra që kam pasur fatin të kaloj me të kam parë dhe ndjeva energjinë e ngarkesën pozitive që ajo mori kur ndihmonte të tjerët, pavarësisht statusit, dhimbjes dhe prejardhjes së tyre”.

Kjo frazë prekëse, “unë jam djali i nënës sime”, është gjithashtu referencë për lidhjen me vëllain e tij William. Tri vite diferencë dhe fate të ndryshme i ndajnë. William do të jetë mbret një ditë, Harry nuk ishte edhe para se të hiqte dorë nga roli i tij zyrtar në ‘Windsors’, poste institucionale përkatëse.

The Princess of Wales holds son Prince Harry while royal families posed for photographers at the Royal Palace, Majorca, Spain on Sunday, August 9, 1987. Prince Charles and Princess Diana with their two children William and Henry are spending a week’s vacation on the island as guests of King Juan Carlos and his family.

Nëse vitin e kaluar dy vëllezërit ishin takuar për inaugurimin e një statuje në nder të princeshës, marrëdhëniet mes të dyve mbeten të ftohta. Figura e nënës ishte në qendër të disa grindjeve. Kur në faqen e internetit të fondacionit të tij, Harry përdori të njëjtën frazë nën një fotografi të vetën në krah të Dianës, William ishte ndjerë i pickuar.

Ai nuk donte që Harry të përvetësonte imazhin e Dianës, duke e portretizuar veten si trashëgimtarin e saj (të vetëm). Disa ditë më vonë Harry e zëvendësoi frazën. Përplasjet e Dianës me klanin ‘Windsor’, sigurisht më i ngurtë në atë kohë se sot, marrëdhënia e saj e dashurisë dhe urrejtjes me shtypin e tabloidët britanikë formuan ekzistencën e Harry.

Kjo demonstrohet gjithashtu nga vendimi i tij për ta lënë Mbretërinë e Bashkuar dhe shkuar në Montecito, Kaliforni, ku mund të bëjë një jetë si VIP, por relativisht normale (nëse “normale” mund të jetë të jetuarit në një vilë shumë milionëshe, si fqinjët Gwyneth Paltrow, Orlando Bloom dhe Katy Perry).