Trajneri Simone Inzaghi analizoi në mikrofonat e “Inter TV” ndeshjen e fituar 3-1 në “San Siro” kundër Cremonese: “Mendoj se kemi bërë një paraqitje të mirë, duke luajtur në mënyrë të përqendruar, agresive dhe të vendosur. Ishte ajo që prisja nga ekipi dhe djemtë. Kishim dy ditë e gjysmë për t’u përgatitur për një ndeshje kundër një kundërshtari që nuk është i lehtë për t’u përballur. Ne ishim të mirë në marrjen e epërsisë dhe dyfishimin, pastaj kontrolluam mirë lojën”.
Pse ky rotacion?
Të gjitha ndeshjet sjellin gjithmonë zgjedhje për ne trajnerët, sot kam ndryshuar 4-5 lojtarë në krahasim me Romën. Kemi shumë ndeshje të ngjeshura dhe tani e tutje do të jetë kështu. Kundër Cremonese, kundër skuadrave që luajnë futboll të këtij lloji, ndeshjet janë impenjative. Djemtë shpenzuan shumë sot, në fillim të pjesës së dytë u përpoqëm të menaxhonim posedimin e topit, por nuk është kurrë e lehtë ta bësh kundër skuadrave që luajnë kështu.
A jeni gati për derbin?
Interi po bën mirë. Derbi vjen pas një ndeshjeje të rëndësishme dhe fitoreje. E dimë që do të jetë një ndeshje delikate për ne dhe tifozët, do të përpiqemi ta përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme.
A do të dëshironit ta humbisnit Gosens?
Unë nuk di asgjë për këtë. Problemi im më i madh ishte Cremonese. Gosens është një lojtar që për mendimin tim po punon shumë mirë, po e gjen veten dhe gjendjen e tij.
A jeni të befasuar nga fjalët e Galtier për Skriniar?
Zakonisht nuk flas kurrë për lojtarë nga skuadrat e tjera, këtë lajm e dëgjoj nga ju. Kam folur për tregun e transferimeve 15 ditë këtu, e dimë që tani na mungon një mbrojtës. Klubi është i vetëdijshëm për këtë dhe unë shpresoj të jem i kënaqur, kanë mbetur edhe dy ditë nga mbyllja e merkatos.
Pra, shpresoni se ngërçi do të zgjidhet?
Absolutisht që po, në këtë edicion kemi nevojë për rotacione dhe lojtarë. Kemi parë që duke luajtur në këtë mënyrë në ndeshjet e para, me gjendjen për t’u përmirësuar, mund të lëndohemi. Ne e dimë se me çfarë do të përballemi deri në pushimin e nëntorit”.