Irini Qirjako ishte e ftuara e radhës në programin e së mërkurës ‘Goca dhe Gra’ në Top Channel.

Ajo zbuloi ekskluzivisht për këtë emision se do të jetë konkurente e spektaklit të kërcimit “Dancing Ëith The Stars” që do të nisë nga muaji tetor në këtë televizion.

Edhe pse në fillim ajo ka hezituar për të marrë pjesë, Irini tregoi se ka qenë gazetari Ervin Kurti ai që ia ka mbushur mendjen për të qenë pjesë e programit të kërcimit.

“Në fillim nuk pranova, erdhi Ervini dhe u takua me mua. I thashë Ervin më lër rehat, unë kam ndrydhur këmbën para disa viteve dhe më lër se po pësoj ndonjë gjë. ‘O Irini’, më tha ai me të folurën e tij dhe ma prishi mendjen” – rrëfeu ajo duke qeshur në emisionin ‘Goca dhe Gra’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)