Programi i njohur shqiptar “Përputhen” është kthyer në një fenomen tashmë dhe një nga më të ndjekurit në Shqipëri.

Personazhet e këtij programi vijojnë të diskutohen edhe sot, teksa shumë prej tyre janë bërë pjesë e rëndësishme e medias.

Top Channel ka konfirmuar që “Perputhen” do të rikthehet së shpejti në ekran, teksa ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur.

Bora Zemani nuk do të jetë më moderatore e këtij emisioni, pasi drejtuesen e njohur do ta shohim në krye të programit të kërcimit “Dancing With The Stars” që do të nisë nga muaji tetor.

Pritet që këtë program ta drejtojë Ori Nebiaj, e cila në fakt ‘ka konfirmuar’ lajmet e verës në daljen e saj të parë për këtë sezon në Wake Up.

Mirëpo Bora nuk është e i vetmi ndryshim që do të shohim në këtë edicion të ri të ‘Përputhen’.

Sipas Kryefjala.com, një tjetër ndryshim i rëndësishëm do të vijë edhe në karriken e opinionistit. Me shumë gjasa, Arian Konomi nuk do të jetë më i ulur vetëm në këtë karrike, teksa përflitet se do të shoqërohet nga ish-banorja e Big Brother Albania, Neda Balluku.

Neda njihet për opinionet e saj në rrjete sociale për tema të ndryshme, teksa shpeshherë e kemi parë të diskutojë edhe rreth këtij programi.