Në emisionin “Abc e Pasdites”, ishin të ftuar Arbër Çepani, Gladiola Dona dhe Antoneta Koçi të cilët biseduan për jugun shqiptar dhe pushimet e shtrenjta në bregdet.

“Është një situatë që në një moment të caktuar do pëlciste kjo fluska e madhe. Mua më duket sikur i gjithë biznesi sidomos në bregdet është i ngritur për lekun jo të pastër.

Vihet një çmim hoteli dhome 400 euro këtë nuk mund ta mendosh që një shqiptar edhe kur ka lek dhe ka tru në kokë ta paguajë atë gjë se me 400 euro shkon dhe në Maldive.

Në një fare sensi ofendon edhe inteligjencën e dikujt dhe ndërkohë shërbimi dhe konteksti është ai që është”, u shpreh Arbër Çepani.