Massimo Brambati, ish-futbollist dhe agjent i njohur, foli në Maracana, pasditen e TMW Radio duke u ndalur te merkato e Milanit. “Milani vitin e kaluar bëri diçka të jashtëzakonshme, nuk do ta prisja ate fund sezoni dhe titullin.

Për De Ketelaere, transferimi ne një ekip të tillë tashmë të bashkuar nuk është kurrë i lehtë. Plus Milani nuk ka bërë një fushatë merkatoje për emra të zhurmshëm, por për baste qe duhen fituar sepse ashtu operohet te kuqezinjte prej vitesh.

Dhe De Ketelaere eshte nje prej tyre edhe pse nje bast i kushtueshem ne ditet e sotme. Belgu është një lojtar që ka hapësirë ​​të madhe për përmirësim. Te Milani kur blejne nje futbollist pyesin gjithmone trajnerin e tyre, Stefano Pioli, i cili pasi sheh videot dhe analizon te dhenat, jep verdiktin e tij.

Nese Stefano Pioli ka dhene ok, do te thote se sheh nje brum qe vlen investimin dhe se ne duart e tij do te rritet si te tjeret. Trajneri kuqezi kerkon gjithmone kohe por ne fund i ben edhe ata lojtare per te cilin ka kritika dhe pikepyetje, te jene te rendesishem.

De Ketelaere ishte blerja e dyte me e shtrenjte e Elliott perpara se te largohej pasi kushtoi 35 mln euro bashke me bonuse dhe vetem Paqueta kushtoi me shume, rreth 39 mln euro bashme me bonuse.