Një nga personazhet dhe konkurentët më karizmatikë dhe të spikatur të emisionit “Përputhen” ka qenë edhe Julian Lala. Ai njihet në rrjete sociale me emrin “Aventurat e Julit”, ku ai shpërndan për të gjithë fansat e tij foto dhe video nga udhëtimet e ndryshme që bën.

Së fundmi, Juli ka qenë i ftuar në emisionin Pushime On Top në Top Channel me Ori Nebiaj dhe Flori Gjini. Djaloshi ende beqar ka rikujtuar eksperiencën e tij në emisionin Përputhen,  teksa e ruan si një kujtim mjaft të bukur dhe që e ka shijuar shumë.

Por i pyetur nëse ai do t’i rikthehej sërish një eksperience të tillë, Juliani ka habitur me deklaratën e tij të pazakontë, ku u shpreh se nuk do të donte të rikthehej aty, por të futej në Big Brother.

“Në Përputhen jo, se u futa njëherë dhe nuk funksionoi. Aty ku do doja të futesha është Big Brother. Është gjë shumë interesante të ulem 3 muaj me të njëjtët persona dhe jo vetëm të eksploroj ata, por të eksploroj veten, se si një njeri shumë i lumtur, futet në një emision televiziv dhe në një shtëpi të blinduar dhe sheh një njeri të mbyllur brenda kuadratit.

Jam shumë kurioz ta shoh edhe nga ana e jashtme, por edhe nga brenda se si do zhvillohem. Do iki fare nga trutë e kokës apo do përshtatem me absurditetin që ne do e quajmë në normalitet për 3 muaj“ – tha Julian Lala.

Mbetet për t’u zbuluar nëse produksioni i Big Brother do ta dëgjojë deklaratën e tij dhe t’i bëjë një ftesë për ta pasur në program. Do të ishte mjaft interesante duke pasur parasysh edhe natyrën e Julit.