Big Brother Albania VIP 2 pritet të fillojë sërish në muajin dhjetor. Edicioni i parë i këtij programi ishte mjaft i suksesshëm, duke prodhuar lajme çdo ditë për personazhet VIP që u bënë pjesë.

Puna për të përzgjedhur VIP-at e edicionit të dytë të këtij formati duket se ka nisur. Emra të ndryshëm lakohen çdo ditë në media, por ende nuk ka asnjë konfirmim nga produksioni.

Të gjithë janë kuriozë për të mësuar emrat që do të marrin pjesë në këtë program.

Së fundmi, ish-konkurentja e përfolur e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, në një intervistë virtuale në rrjetin e saj social Instagram është pyetur nga ndjekësit e saj nëse do të jetë pjesë e Big Brother këtë vit.

“ Do të shohim në Big Brother këtë vit se asgjë nuk po na bën të shikojmë TV” – shkruan ndjekësi, teksa ajo i përgjigjet “‘Tani unë kurrë nuk them kurrë. Jam e prirur të bëj gjëra që njerëzit nuk i presin të bëjë askush. Besojnë se vetëm unë i bëj dhe për këtë nuk mund të jap një përgjigjie konkrete. Por dëshira për t’iu kënaqur si publik me prezencën time qëndron” – shkruan Shqipja.

Nuk dihet nëse produksioni i Big Brother do ta marrë për bazë këtë mesazh të Shqipes dhe do ta ftojë të bëhet pjesë e këtij formati këtë vit. Big Brother, sipas producentes Lori Hoxha pritet të nisë në dhjetor, menjëherë pas ndeshjeve të Kupës së Botës.