Elseid Hysaj ka përfunduar në shenjestrën e të gjithave pas humbjes ndaj Izraelit, ku kapiteni kuqezi ishte lojtari më i dobët në fushë.

Ish-futbollisti i Shqipërisë, Ilir Alliu, është shprehur se trajneri duhet të ndërhyjë me zëvendësim për të shpëtuar dinjitetin e një lojtari që nuk po kalon formën e duhur.

“Një trajner kur e pëlqen shumë një lojtar, për t’i ruajtur personalitetin dhe dinjitetin, e zëvendëson që minutën e 20. Nuk e lë të degradojë më shumë. Por e zëvendëson dhe e i ruan dinjitetin”, tha Alliu.

Gjithashtu ai ka vënë në dukje një tjetër problematikë të Hysaj, mungesa e theksuar në pasime që është vënë re jo vetëm këtë ndeshje, por edhe më parë.

“Nëse bëhet fjalë për gabim, i ka të falura të gjitha. Një gabim, dy, janë gjëra që ndodhin. Problemi është se në 29 kontakte me topin, 28 i ka dhënë gabim. Kjo është katastrofë“, shton Ilir Alliu.

Kujtojmë se Shqiëpria do luajë nesër ndeshjen e fundit në grup ndaj Islandës në “Air Albania”, në rast fitoreje do ngjiteshim në vendin e dytë.