Leo Messi ka përfunduar në qendër të zërave të merkatos nga momenti që lajmëroi se donte të largohej nga Barcelona.

Një nga skuadrat që kanë mundësitë ekonomike ta përballojnë rrogën e argjentinasit është Manchester City, ku do të ribashkohej me Pep Guardiola-n.

Megjithatë, dikush në Manchester beson se argjentinasi nuk duhet sepse Qyteyarët kanë një lojtar po aq special sa Pleshti. Phil Foden.

Ai që e shikon Foden si Messi-n e City-t është Shaun Goater, ish-lojtar i Citizens nga 1998-ta në 2003-shin.

“Bota është në këmbët e Foden. Mendoj se mund të shkojë deri në fund. E shikoj në podium, e shikoj në listën e kandidatëve për Topin e Artë. E di se janë fjalë të mëdha për një lojtar kaq të ri, por…”, ka thënë Goater për Daily Star.

“Mund të luajë dhe do të luajë kudo. Arrij ta shikoj të ardhmen e tij si një nga më të mirët në botë. Është fenomenal për të qenë kaq i ri dhe besoj se pas katër ose pesë vitesh do të luftojë për Topin e Artë, ka potencialin e duhur”.