Pas martesës mes Travis Baker dhe Kourtney Kardashian, Shanna Moakler ka vendosur të nxjerrë në ankand unazën e saj të fejesës.

Barker, bateristi i grupit Blink-182, i propozoi Shanna Moakler, ish-Mis Amerika, 20 vite më parë në Disneyland. Një vit më vonë, Baker dhe Moakler u martuan.

Tani, Moakler duket se do një fillim të ri dhe më 27 maj ka nxjerrë në ankand unazën e fejesës të marrë nga Travis Baker në Disneyland.

“Mendoj se është shumë e bukur dhe ka qenë me të vërtetë unaza e ëndrrave të mia”, kanë qenë fjalët e Shanna.

“Megjithatë, ai kapitull i jetës sime është i mbyllur dhe edhe pse më ka dhënë një gëzim shumë të madh kur e kam mbajtur, shpresoj të gjejë një shtëpi të re dhe t’i japë dikujt tjetër gëzimin që më ka dhënë mua. Është me të vërtetë një unazë ikonë”.

“Worthy auction” është faqja e internetit që ka marrë përsipër shitjen e unazës së diamantit 4 karat. Pas shtatë ofertash, çmimi ka shkuar në 64  mijë dollarë. Megjithatë, ish-Mis Amerika synon ta shesë unazën për 12 mijë dollarë.  Sipas Moakler, unaza ka një vlerë 160 mijë dollarë.

Gjatë fundjavës së kaluar, Travis Barker dhe Kourtney Kardashian u martuan në Itali. “I uroj çiftit një martesë të lumtur. Unë do të vazhdoj të dua më të mirën për fëmijët e mi”, ka thënë Shanna Moakler.