Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina shqetësoi të gjithë ndjekësit e saj ditën e djeshme me një postim në rrjete sociale.

Ajo publikoi një foto nga spitali, ku shihej teksa po merrte serum dhe shkruante ‘Jam sëmurë’, duke mos treguar asnjë detaj tjetër.

Teksa nuk dihet ende asgjë mbi shëndetin e Fjollës, në rrjete sociale ka nisur të aludohet se shtrimi i saj në spital lidhet me marrëdhënien e re që ka zyrtarizuar ish-partneri i saj, Fisnik Syla.

Mirëpo, vetë biznesmeni foli për këtë çështje, teksa i uroi edhe shërim të shpejtë ish-partneres së tij. I ftuar në emisionin ‘Breaking’ në Top News, Syla tha se nuk ka lidhje shtrimi i saj në spital me romancën e tij të re dhe se gjithçka mes tyre ka mbaruar.

‘Dje e kam bërë një postim në TikTok dhe në rrjetet e ma sociale. Ajo rastësisht ka qenë në spital dhe i dëshiroj shërim të shpejtë. Nuk ka asgjë konkrete dhe nuk e di se pse mediat na ndërlidhin prapë kur gjithçka ka mbaruar. Nuk kam asnjë komunikim me të’ – tha Fisnik Syla në ‘Breaking’ në Top News.