Aktorja e njohur e shumë serialeve turke, Hande Erçel është duke kaluar një moment shumë të vështirë në familje.

Disa javë më parë, mbesa e saj 2-vjeçare, Mavi u diagnostikua me kancer, një lajm tronditës ky për familjen e saj.

Pas lajmit që u bë publik në të gjitha mediat turke, motra e Handes, Gamze tregoi për opinionin publik se e vogla e saj ka nisur të kurohet tashmë.

Po sipas mediave vendase, këtij momenti të vështirë në familjen e aktores i është bashkuar edhe Kerem Bursin, ish-partneri i Handes dhe gjithashtu një aktor tepër i njohur në Turqi.

Edhe pse ata i dhanë fund lidhjes së tyre disa muaj më parë, Kerem po i qëndron afër në këto momente të vështira Handes, duke i ofruar ndihmën e tij. Gjithashtu raportohet se në mënyrë simbolike ai ka dërguar edhe një buqetë me lule në drejtim të saj e familjes së aktores.

Tashmë fansat e çiftit po ëndërrojnë për një ribashkim mes tyre, edhe pse nuk është momenti i duhur.