Lajmi se Kylian Mbappe ka dëshirë të largohet nga Paris Saint-germain ka shkaktuar shumë reagime në lidhje me të ardhmen e yllit francez.

Pas asaj që ndodhi verën e kaluar, lojtari i kombëtares francez nuk do ta ketë shumë të lehtë të bindë tifozët e Real Madrid se ai e meriton një vend në ekipin e Los Blancos.

Ish-lojtarët e Real Madrid, Guti dhe Victor Sanchez, e kanë thënë hapur se nuk duan të shikojnë Mbappe me fenallën e  ish-klubit të tyre.

“Do të preferoja më shumë Haaland sesa Mbappe”, ka thënë Guti për El Chiringuito. “Ai duhet të përqendrohet te futbolli dhe të’i harrojë gjërat e tjera”.

Për sa i takon Victor, ish-trajneri i Deportivo de la Coruna, Real Betis dhe Malaga ka shpjeguar pse Real-i nuk duhet ta marrë yllin e Paris Saint-Germain.

“Mbappe nuk i duhet Real Madrid-it”, ka thënë Vicotr për emisionin e Movistar La Casa del Futbol. “Nuk  kam dyshimë që është një lojtar shumë i mirë. Mendoj se marrja e tij nuk do t’i bënte mirë ekipit dhe ambientit.

“Ky është mendimi im. Natyrisht, ai ka cilësitë për të luajtur për Real Madrid ose çdo skuadër tjetër sepse është një lojtar i madh, por nuk e shikoj të domosdoshëm për këtë Real Madrid”.