Dejan Lovren është i lumtur te Zenit-i.

Mbrojtësi ka folur për kanalet zyrtare të klubit rus, siç ka bërë të ditur championat.com, duke zbuluar se ka marrë disa mesazhe nga ana e ish-trajnerit të tij te Liverpool, Jurgen Klopp, të cilëve nuk i ka kthyer përgjigje.

“Nuk pendohem për asgjë, kjo ndjesi nuk ka vend në kokën time”, ka thënë Lovren në lidhje me largimin nga Liverpool dhe kalimin te Zenit.

“Kam marrë një vendim: të largohem nga Liverpool. Nuk ndihesha i lumtur në kohët e fundit atje, sepse nuk kishin shumë besim tek unë. Tani jam i lumtur për vendimin tim dhe që jam këtu. Mendoj se Liverpool-it i mungoi më shumë unë se sa Liverpool-i mua. Dhe e di që Klopp e di”.

Në lidhje me ish-trajnerin e tij: “Ndonjëherë, unë dhe Klopp flasim me mesazhe. Një herë më ka shkruar se po mërzitej. Unë nuk i jam përgjigjur”.

“Cilësia kryesore e Klopp? Kryesisht është përkushtimi ndaj punës. E di se çfarë do të thotë të punoj mirë. Nuk ka rëndësi nëse luan kundër Arsenal, Lazio ose skuadrave të tjera. Duhet t’i konsiderosh këto ndeshje, këta kundërshtarë njësoj. Kjo është ajo që kam mësuar te Liverpool”.