Duhej të ishte një nga të rinjtë më premtues të panoramës europiane.

Megjithatë, Royston Drenthe ka qenë një nga “viktimat” e revolucionit të Real Madrid pas 2010-ës, kur formacioni madrilen u kthye përmbys nga Jose Mourinho.

Nuk i kanë mjaftuar vrapimet e shumta më top në këmbë në krah dhe golat e rëndësishëm. Lojtari është shitur dhe nuk ka gjetur më vazhdimësinë.

Pas një shëtitje nëpër Europë, Drenthe është kthyer në Spanjë. E ka zgjedhur Racing Murcia, skuadër e kategorisë së tretë, që ka zyrtarizuar operacionin në Twitter.

33-vjeçari holandez është gati të kthehet përsëri në fushë.