E ardhmja e Kylian Mbappe duket se do të jetë larg Paris Saint-Germain. Ky është mendimi i dikujt që e njeh shumë mirë si Vadim Vasilyev, ish-zëvendëspresidenti i Monaco.

“Ka një vendim të madh për të marrë. Tani duket më i  vendosur për t’u larguar nga PSG”, ka thënë ish-drejtuesi i Monaco për Telefoot.

“Por nuk besoj se ka ndonjë surprizë këtu. Kylian është i ri dhe do të fitojë tituj. Do të fitojë gjithçka, të thyejë çdo rekord”.

“Nëse PSG do t’i ofrojë nesër një projekt me të vërtetë premtues, duke i dhënë garanci se do të mund të fitonte gjithçka në karrierë, atëherë do të ketë arsye për të zgjatur kontratën. Përndryshe…”.