Ish zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, deklaroi në një takim me Sali Berishën se ministrat kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët.
Më pas, shtoi se policia është në drejtim të gabuar prej tyre. Ndër të tjera, Erzen Brecani tha se nuk ka zhvillim ekonomik nëse nuk ka siguri publike.
“Ne e dimë që nuk ka zhvillim ekonomik nëse rendi është përtokë. Nuk ka zhvillim ekonomik nëse nuk ka siguri publike.
Bashkarisht të gjithë e kemi ngritur zërin, kemi folur, kemi bërë një opozitë brenda policisë, duke iu drejtuar qeverisë se je gabim.
Të gjithë ministrat nga i pari tek i fundit, janë marrë me drejtimin operacional të policisë, duke shkelur ligjin me të dy këmbët, duke e dërguar në drejtimin e gabuar policinë”, u shpreh Breçani.