Prej 20 vitesh tashmë, këngëtari Altin Sulku është pjesë e muzikës. Në emisionin “Jeto me Orën”, këngëtari u shpreh se nuk ka vetëm fitim në muzikë, por të duhet dhe të shpenzosh. Ai tregoi se në klipin e fundit që ka realizuar me Noizy ka shpenzuar plotë 10 mijë euro.

“Klipin e fundit që kam bërë me Noizy më ka vajtur 10 mijë euro. Më vjen mirë për këtë bashkëpunim me Noizin njerëzit duan thjesht të bëjnë një foto me të, jo më të bashkëpunosh. Më vinte zor ti thoja Noizit për bashkëpunim.

Unë ja kam propozuar, ai më dështe aq shumë. Dhe ai e donte një gjë të tillë por priste të vinte momenti. Në vitin 2008 deri në 2014 u shkëputa dhe më bëri shumë keq.

Falë vëllait tim Noizy që më ngriti në këmbë nga i “paralizuar”, isha zero. Ia ndjeja mungesën në çdo moment. E kish me qejf, këndoja mes miqsh. Dhe këto vite i kujtoj e keqja nuk harrohet kollaj”, u shpreh Altini.