Mbrëmjen e djeshme, banorët e Big Brother VIP kishin mundësinë që të njohin më shumë njëri-tjetrin.

Për këtë Deamishel lexoi një zarf që ishte dërguar nga “Vëllai i Madh”, ku shkruhej se banorët do qëndrojnë sëbashku në oborr dhe më pas secili do tregojë diçka për veten sipas dëshirës.

Kejvina Kthella tregoi histori nga klasa e shtatë, kur provoi për herë të parë një shpullë nga babai i saj. Modelja shqiptare braktisi atëherë shkollën për një festë në ditën e Pavarësisë, e cila u organizua me shokë nga shkolla pa e ditur prindërit.

Në Itali, shkolla kishte telefonuar prindërit për t’i njoftuar dhe ky është momenti që Kejvina nuk do e harrojë asnjëherë.

Kejvina u shpreh: “Isha shumë larg. Çerek ore larg nga shtëpia dhe nuk kisha mundësi as të kisha lek me vete, të paguaja ndonjë taksi. I them babit që nuk jam në shkollë.

Vjen më merr dhe deri te shtëpia mendoja se gjithçka është në rregull. Pastaj aty kam ngrënë shpullë nga babi për herë të parë. Nuk do ta harroj kurrë dhe mirë ma ka bërë”.