Einxhel Shkira dhe DJ Dagz pritet të bëhen prindër për herë të parë pas disa muajve. Einxhel ka dashur të jetë e rezervua dhe mos të tregojë së cila do të jetë gjinia e bebit.

Por, ajo ka bërë një postim enigmatik në Instagram, duke shkruar:  “Çfarë ndodhi me ishalla një djalë? Ndaje mendjen që të bien rehat dhe portalet”, është shprehur Einxhel. Por, megjithatë, ajo ka shkruar më vonë se nuk e di ende gjininë e fëmijës.

Dy ditë më parë, aktorja Monika Lubonja, që ka qenë së bashku me Einxhel Shkirën dhe Dj Dagz në Big Brother, ka ndarë video brenda shtëpisë kur i thoshte Einxhelit se me Dagzin do t’i dalë një fëmijë shumë i bukur. “Eh e para që ta thashë për bebin, s’kishte nevojë për mbushje mendje. I kisha shumë të qarta gjërat për ty. Kaq kisha tani për tani.

Më vonë do të vi të të marr nuse nga ana e Dagz. Do jem krushke nga Prishtina”, ka shkruar Monika. Në një postim të dytë, aktorja ka folur për gjininë e bebit. “Dhe jam e bindur që po vjen princesha juaj, por edhe e jona” ka shkruar ajo, duke aluduar për një vajzë…