Aktorja e mirënjohur hollivudiane, Cameron Diaz, ka treguar një histori të saj në të kaluarën, ku është përdorur si korriere droge në Paris, për të shkuar drejt Marokut.

“Isha në gjendjen time financiare më të keqe. Isha atje (Paris) për një vit të tërë, por nuk arrita të gjeja punë. Me përjashtim të një rasti kur mendoj se jam përdorur si korriere droge për në Marok. Të betohem.

Unë isha ajo bjondja me sy blu në Marok, janë vitet nëntëdhjetë. Kisha veshur xhinse të grisura, çizme dhe flokët i kisha të lëshuara.

Më pyeten se çfarë kishte në valixhe. Aty fillova të frikësohesha. U përgjigja: Nuk e di. Nuk e kam idenë se e kujt është.

Kjo ishte e vetmja punë që gjeta në Paris”, u shpreh aktorja e njohur, e cila është gati të rikthehet në kinema me komedinë “Back in action”.