Moderatorja e njohur, Aulona Musta ka zbuluar një detaj shumë interesant nga jeta e saj. Musta tha se vitet e para të lidhjes së saj, nuk kanë qenë aq të lehta në marrëdhënien në çift.

Kjo gjë ka ndodhur për shkak të xhelozisë. Sipas Aulona Mustës, bashkëshorti ka qenë shumë xheloz, ndërsa më vonë me kalimin e kohës gjërat ndryshuan.

“Në dy vitet e para të lidhjes ka qenë një tmerr. Tre katër vitet e para kanë qenë okej pastaj u bëmë rehat. Është shumë normale që kur je në fillim të marrëdhënies të duhet pak kohë, patjetër që do të kesh probleme.

Edhe kur shoh fotot e mia në Facebook para 12 vitesh kam foto me minifund, me dekolte të hapur dhe s’kam pasur asnjë problem. Ai e kupton që është pjesë e punës time”, u shpreh Aulona në emisionin “Goca dhe Gra”.

Kujtojmë që Aulona Musta ka marrë pjesë në shumë emisione televizive dhe normalisht, bashkëpunimi me njerëz të shumtë është i pashmangshëm. Por duket se tani partneri i saj nuk është më xheloz dhe cdo gjë është në rregull.