Prej disa javësh, këngëtarja e njohur, Eneda Tarifa po përflitet se është në një lidhje me basketbollistin Gent Lasku. Gjithçka nisi pas disa fotove të publikuara, ku dyshja u shfaqën duke u përqafuar dhe duke pirë verë.

Mirëpo, pavarësisht kësaj askush nuk konfirmoi asgjë. Kjo bëri që këngëtarja të mos ishte edhe shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo zgjodhi që prej një muaji të mos ndante foto të sajat, kjo edhe si një “strategji” për të mos tërhequr vëmendjen e mediave.

Mirëpo, mesa duket ka ardhur momenti dhe Eneda ka postuar në Instagram një ‘selfie’, krahas së cilës shkruan: “Kohë pa u parë…”. Kujtojmë që këngëtarja është nënë e një vajze, të cilën e ka nga lidhja 18-vjeçare me Erjon Zaloshnjan.