Qeveria italiane do të angazhojë 70 mijë forca për të respektuar ndalim qarkullimin 24-orësh që do të vendoset në gjithë gadishullin përgjatë Pashkëve të kësaj fundjave. Një festë shumë e rëndësishme kjo për shtetin fqinj. Për të parandaluar lëvizjen në masë të njerëzve, nga një zonë në një tjetër, është marrë kjo masë, për të parandaluar rritjen e infektimeve.

Ndërkohë, Minisri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranca, ka firmosur një urdhëresë që u kërkon të gjithë personave që vijnë apo rikthehen nga vendet e Bashkimit Europian, të paraqesin rezultatin e një tamponi negativ të 24 orëve më parë. Gjithashtu, këta persona do të qëndrojnë 5 ditë karantinë e më pas do të kryejnë një tjetër tampon pas këtyre 5 ditëve.