18,020 raste të reja të Covid janë identifikuar në Itali në 24 orët e fundit, për një total prej 2,220,361 që nga fillimi i urgjencës. Rritja e viktimave është 414 që e çojnë totalin në mbi 77 mijë (77,291).
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, 121,275 tamponë janë kryer në 24 orët e fundit, më shumë se 55 mijë më pak se një ditë më parë kur ishin 178,596.
Shkalla e pozitivitetit kthehet në 14.8%, tre pikë e gjysmë më e lartë se e mërkura kur ishte 11.3%.