Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 11,252 raste të reja të koronavirusit, me 237 viktima gjithashtu, sipas raportomit të buletinit të ri të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në total u kryen 213,364 tamponë, me një normë pozitiviteti krahasuar me rastet e reja (11,252) prej 5.27% (+ 0.9% krahasuar me të shtunën).

Aktualisht rastet pozitive në total janë janë 453 968, pra 9,384 më pak se një ditë më parë.

Kthimi në zonën e verdhë “nuk do të thotë normalitet”. Është e nevojshme “për të shmangur mbledhjet” pasi ekziston “rreziku absolutisht real që kurba shpejt të rritet drejt numrave që janë të vështirë për t’u menaxhuar”, shpjegoi koordinatori i CTS Agostino Miozzo, duke theksuar se është thelbësore të kujtohet se çfarë ndodhi verën e kaluar kur “u parashikua kthimi në normalitet pa kuptuar se virusi ishte, si sot, rreth nesh”.