Janë 13,314 raste të reja të koronavirusit të regjistruar në Itali në 24 orët e fundit. Megjithatë, edhe pse frika ishte e madhe, numri i viktimave ka qenë 356 viktima – fatkeqësisht.

Janë 303,850 tamponë të kryera në 24 orët e fundit në Itali me normën e pozitivitetit në rastet e reja (13,314) e cila bie në 4.4% krahasuar me 5.6% dje.

Pacientët e pranuar në kujdesin intensiv në Itali janë 2.146, 28 më shumë se dje.

Nga ana tjetër, pacientët e shtruar në spital me simptoma janë 18,295 (+140).

Rastet pozitive aktuale në Itali fillojnë të rriten përsëri duke arritur në 387,948 (+45 krahasuar me dje).

Totali i atyre që janë shëruar është 2,347,866 (+12,898), ndërsa ai i viktimave është 96,348.