“Ka shumë pritshmëri dhe është e drejtë, por Italia nuk është një skuadër që mund ta fitojë Europianin”. Ky është mendimi i Antonin Barak.

Mesfushori i Verona-s dhe Republikës së Çekisë ka dhënë mendimin e tij mbi Euro 2020 në një intervistë të dhënë për Corriere della Sera.

“Franca, Belgjika dhe Anglia janë më të forta. Yjet e Italisë? Insigne ka bërë një kampionat të madh Më pas është Verrati. Mancini bën mirë që pret të rikuperojë: Italia nuk ka një tjetër si ai”.

Në lidhje me Republikën e Çekisë, kundërshtarja e ardhshme e Italisë në miqësore mbrëmjen e sotme, mes fushori ka thënë:

“Jemi shumë mirë. Kemi krijuar një skuadër që mund të jetë shumë e rrezikshme për këdo. Kemi lojtarë cilësor duke filluar nga Schick dhe të rinj me një të ardhme të madhe. Kemi një grup të bukur, kjo është forca jonë. Objektivi minimal në Europian janë çerekfinalet”.