Vdekja e Ivana Trump ka shënuar thellësisht qytetin e Nju Jorkut, i cili prej disa ditësh është mbledhur në një heshtje respekti, duke vajtuar një nga gratë më ikonike të kohëve tona.

Pas varrimit, i cili u bë në kishën e St. Vincent Ferrer në prani të Donald Trump dhe fëmijëve si dhe një turme të madhe njujorkezësh, të cilët nxituan t’i jepnin lamtumirën e fundit, sipërmarrësja u varros në një vend të veçantë që lidhet pikërisht me periudhën e gjatë të jetës së saj të kaluar pranë ish-bashkëshortit.

Ivana Trump, varrimi në fushën e golfit të Donald-it Imazhi i arkivolit të artë dhe pa lule, i mbajtur brenda kishës së Shën Vincent Ferrer në Nju Jork, mbetet i pashlyeshëm.

E thjeshtë por e çmuar, ashtu si parimet që gruaja ikonë ka ndjekur gjithmonë në jetën e saj kushtuar fëmijëve, punës, dashurisë.

Dhe pikërisht ky ishte qëllimi i funeralit, siç përsëriti edhe vetë ish-bashkëshorti Donald Trump: “Të festojmë jetën” e asaj që mishëroi ëndrrën amerikane.

Siç raportoi më vonë NY Post, sipas fjalëve të një burimi anonim, Ivana Trump-it iu dha një varrim special. Gjithçka ndodhi të mërkurën e 20 korrikut në prani të shumë pak njerëzve, shumë më pak se njëqind të pranuarit në varrim.

Sipas burimit, Ivana Trump u varros “jo shumë larg club house-it kryesor. Ata kanë një zonë private me bar. Dhe vetëm me një copë graniti shumë diskrete të gdhendur me emrin e saj”.

Natyrisht të pranishëm në varrim ishin ish-bashkëshorti dhe fëmijët Ivanka, Donald Jr dhe Eric, të cilët kanë qenë shumë të provuar nga zhdukja e nënës së dashur.

Një vend domethënës, padyshim që nënvizon afërsinë me Donaldin, pavarësisht se çifti është ndarë që prej viteve nëntëdhjetë.

Një mënyrë për të mbajtur afër një grua që ishte baza e familjes: “Çfarë gruaje e pabesueshme ishte dhe sa grua e fortë”, duket se ka thënë thënë ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pranishmit.

Padyshim që një nga momentet më prekëse ka qenë ai i mbesës Kai, e cila me fytyrën e lagur nga lotët dhe zërin e thyer tha se sa shumë do t’i mungonte gjyshja, duke shprehur keqardhjen e madhe që nuk mund të udhëtonin më së bashku.