Në Izrael po i provojnë të gjitha mënyrat për të vaksinuar sa më shumë njerëz. Madje procesi kryhet edhe në orët e vona të natës. Përfshi edhe ambiente të hapure, bare e lokale, ku rinia qëndron deri në orët e para të mëngjesit.

Për këtë arsye, në Izrael ka nisur fushata “Vaccine bar”, që nënkupton aplikimin e vaksinës ndaj koronavirus në lokalet e natës. Vaksina kryhet në banakun e lokalit, me klientët që janë duke pirrë një birrë apo një pije tjetër.

Një nismë e ndërmarrë nga qeveria e Izraelit dhe që po aplikohet në zonat ku janë të përqëndruara lokalet e natës dhe ku rinia është më e madhe në numër. Vaksinimi kryhet deri në mesnatë dhe të gjithë ata që kryejnë vaksinën në lokal përfitojnë birra falas.

Izraeli është vendi ky procesi i vaksinimit ka ecur më shumë se në çdo vend tjetër në botë, vendi ku numri i infektimeve është ulur ndjeshëm. Deri më tani është vaksinuar 45.3% e popullsisë. Pra, rreth 4,1 milionë e popullsisë nga 9 milionë në total kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Pfizer.