Edhe pak minuta na ndajnë nga ndeshja e shumëpritur që do të vendosë fatin e shumë gjerave, së pari të Shqipërisë në këtë grp eliminator dhe së dyti të ardhmen e Rejës.

Kombëtarja luan mbrëmjen e sotme “finalen” e parakohshme të Ligës së Kombeve, pasi një fitore e bën pretendenten kryesore për vendin e parë në grup dhe çdo rezultat tjetër ia “vret” shpresat për këtë objektiv.

Për shkak të dëmtimeve, trajneri Edi Reja ka ndryshuar skemën në prag të këtij takimi, duke zgjedhur të luajë me një 4-3-1-2, ndryshe nga herët e tjera me 3-5-2.

Në portë është Strakosha i përzgjedhuri, ndërsa në mbrojtje, Ajeti luan në krah të Ismajlit në qendër, me Hysajn e Balliun nga krahët. Sa i përket mesfushës, konfirmohet Gjasula e Abrashi, të cilët do të kenë në krah edhe Qazim Laçin.

Në rast se fiton Izraeli, mbyllet cdo llogari në këtë grup eliminator pasi do të jenë pikërisht vendasit që do të marrin biletën për Ligën A.

Në rast se fiton Shqipëria, do e kemi cdo gjë në dorën tonë dhe fati i grupit do të vendoset sfidën e 27 shtatorit në “Air Albania” ndaj Islandës.