Nga dita e diel (18 prill), në Izrael nuk do të jetë më e detyrueshme mbajtja e maskës në ambientet e hapura.ka qenë ky vendimi që ka marrë qeveria e Izraelit, pas propozimit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Izrael, prej një viti, mbajtja e maskës ishte e detyrueshme, që kur nis pandemia Covid-19, si një masë parandaluese. Gjithsesi, mbajtja e maskës do të vijojë të jetë e detyrueshme në mjediset e mbyllura.

Prej disa javësh qeveria diskutonte për këtë vendim dhe erdhi momenti që njerëzit të lëvizin të lirshëm në rrugë. Sipas mediave vendase, u zgjidh data 18 prill, 24 orë pasi vendi të festojë ditën e Pavarësisë.

Izraeli ka ecur mjaft mirë me procesin e vaksinimit, duke qenë një nga vendet e para në botë që po krijon imunitetin e fushës, duke vaksinuar mbi 60% të popullsisë.