Shumë kompani të mëdha në botë përfituan nga sundimi i diktatorit Adolf Hitler. Ato tashmë janë shumë të njohura dhe shumë të preferuara nga shumë njerëz në të gjithë botën, teksa roli i tyre ka qenë shumë i rëndësishëm në periudhën kur sundoi Hitleri. Por cilat janë këto kompani?

Louis Vuitton

Ky dyqan pati shkëlqimin e tij nën pushtimin nazist dhe vazhdon ta ketë edhe sot. Ky ishte i vetmi dyqan që mbeti i hapur në Hotel du Parc. Louis Vuitton është një nga markat më të njohura ditët e sotme.

Ferdinand Porsche

2 vite përpara se nazistët të vinin në pushtet, Ferdinand Porsche themeloi kompaninë e tij. Vetë diktatori nazist, Adolf Hitler i kërkoi Ferdinandit të projektonte një “makinë popullore”, duke i dhënë të gjitha specifikimet e makinës. Kjo do të rezultonte në ikonën e Volksëagen Beetle, që u vu në dispozicionn të qytetarëve me një skemë specifike kursimi.

Hugo Boss

Njihet si një nga bashkëpunëtorët më të mëdhenj të nazistëve. Hugo Boss iu bashkua Partisë Naziste në vitin 1931 dhe prodhoi uniformat e njohura SS të zeza. Shitjet e tij u rritën me shifra të frikshme, teksa vetë kompania përfitoi edhe nga puna e detyruar.

Cristobal Balenciaga

Një nga dizajnerët më të famshëm spanjollë gjatë atyre viteve. Ai zotëronte një dyqan në Paris, por menjëherë pas pushtimit gjerman, dyqani u mbyll. Marrëdhënia e Balenciagës me Hitlerin do të rridhte nga Francisco Franko, miku i gruas së Cristobalit dhe njëkohësisht aleat i diktatorit. Dyqani i tij ishte vetëm një nga 60 dyqanet e modës në Paris.

Coca – Cola

Kompania e pijes së famshme numëronte 43 fabrika në Gjermaninë naziste. Por, kur shpërtheu lufta, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën një embargo. Kreu i degës gjermane, Max Keith, duke qenë se nuk kishte më shurup të prodhonte Coca-Cola, e shtyu kompaninë të prodhonte një pije të re, me përbërës që mund t’i gjente në Gjermani. Kjo pije e famshme është Fanta, që mban vulën e gjermanit Max Keith.

Kodak

Kodak u rrit shumë në Gjermani gjatë luftës, pasi arriti të prodhojë shumë pajisje luftarake dhe detonatorë gjatë luftës. Pas luftës, rifilloi kontrollin dhe mori të gjitha fitimet e saj. Filiali francez fitoi edhe më shumë para. Ajo investoi në miniera qymyri dhe pasuri të patundshme gjatë periudhës së pushtimit nazist.

IBM

Prodhoi pajisje tabelimi për të përpunuar të dhëna. Kompania ia shiti këtë pajisje nazistëve në vitin 1937. Gjermania përdori kartat e IBM për të gjurmuar “të padëshiruarit”.

Bayer

Kompani farmaceutike gjermane është sot një nga kompanitë farmaceutike më të mëdha në botë. Në vitin 1925, kjo kompani u bashkua me 5 të tjera për të krijuar IG Farben, një nga më të famshmit dhe më të mëdhatë në botë. Fabrikat përdorën skellevërit për punë gjatë Luftës së Dytë Botërore, teksa një nga produktet e tyre ishte edhe Zyklon B, gazi që u përdor për të vrarë mbi 1 milion njerëz në dhomat e gazit.