A e dinit se Mbretëresha Elizabeth, tashmë e ndjerë nuk ka shkuar kurrë në shkollë?
Po, por kjo nuk do të thotë që ishte e pashkolluar. Duke qenë se ajo ishte një fëmijë i lindur në një familje mbretërore, e për rrjedhojë një princeshë, Elizabeth së bashku me të motrën e saj, Princeshën Margaret e ndoqën shkollën në shtëpi.
Për arsimin e tyre u kujdesën disa mësues privatë, që shkonin në shtëpinë e tyre për t’i mësuar, për shkak të traditave mbretërore.
Sipas kësaj tradite, fëmijët që lindnin në familje mbretërore nuk duhet të shkonin në shkollë, por duhet të arsimoheshin në shtëpi.
Kështu, edhe mbretëresha Elizabeth II u shkollua në shtëpinë e saj me të motrën. Sipas The List, ajo mësoi të lexonte, të shkruante, si edhe të kërcente e të luante piano deri në moshën 7 vjeçare. Pasi u shpall mbretëreshë, ajo e zgjeroi më tepër horizontin e saj arsimor, përmes të tjera mësimeve.
Ky ‘rregull’ u shkel nga Mbretëresha, e cila vendosi që fëmijët e saj të ndiqnin shkollën, ashtu sikurse edhe nipërit e mbesat e saj.