Shumë prej nesh nuk e dinë që disa fruta dhe perime që i vendosim bashkë në frigorifer nuk duhet të qëndrojnë bashkë. Kjo për arsye se mund të prishen më shpejt dhe kanë nevojë për ruajtje të veçantë.

Për shembull, një avokado nuk duhet vendosur kurrë pranë një bananeje, pasi jetëgjatësia e saj do të shkurtohet. Gjithashtu, edhe mollët nuk duhet të qëndrojnë në një vend me portokallin, por duhet të ruhen në vende të ndryshme.

Ndërsa kastravecat duhen ruajtur veç në frigorifer, domatet përpiquni t’i mbahni larg të ftohtit, por vende të freskëta, në mënyrë që të qëndrojnë sa më mirë.

Gjithashtu, edhe  patate dhe qepë mos i mbani në të njëjtën shportë, por vendosini në vende të ndara.